Të enjten në ora 12:00 në SPB-Tetovë, personi H.B.(20) ka raportuar se më datë 21-korrik rreth orës 23:40 është sulmuar fizikisht nga personi S.K. nga Tetova dhe dy persona të tjerë. Sipas raportit, shkak i sulmit kanë qenë keqkuptimet e mëparshme, ndërsa gjatë sulmit personat kanë përdorur edhe një mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit./koha