Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën në pyetjet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prezantoi krahasimin e parametrave ekonomikë të tashmes dhe gjatë kohës së Qeverisë së kaluar deri në vitin 2017. Kryeministri Kovaçevski theksoi se sipas parametrave statistikorë, pagat po rriten, inflacioni po zvogëlohet, e kjo do të thotë se edhe standardi i jetesës po përmirësohet edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike në botë. Gjithashtu, ai nënvizoi se investimet e reja sjellin shumë përfitime për standardin e jetesës së qytetarëve, krijojnë mundësi punësimi, ulin papunësinë dhe sigurojnë burime të qëndrueshme e të ardhura, të cilët rezultojnë rritje të pagave dhe përmirësim të fuqisë blerëse të qytetarëve./lajmi.mk