www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Djali i LeBron Xhejmsit lë spitalin pas arrestit kardiak

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Broni Xhejms, djali i basketbollistit LeBron Xhejms, ka lënë spitalin “Cedars-Sinai Medical Center”, ku ishte shtruar për shkak të një arresti kardiak. Tashmë 18-vjeçari ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij, ndërkohë që paniku i dy ditëve më parë ka kaluar.

Djaloshi mbërriti në spital i pavetëdijshëm për atë që ndodhi, por i stabilizuar dhe pa probleme neurologjike. Sipas një zëdhënësi të familjes, i riu ka qëndruar vetëm 48 orë në spital dhe tashmë po vijon mjekimin pranë familjarëve të tij. Pas kësaj ngjarje, ka folur për herë të parë LeBron James, që ka falënderuar të gjithë personat që janë lutur për shërimin e shpejtë të djalit të tij.

“Dua të falënderoj personat e panumërt që kanë drejtuar drejt familjes tonë lutje dhe dashuri”, tha “King” Xhejms.

“Tani të gjithë jemi më mirë. Familja jonë është e bashkuar, e shëndoshë dhe ndjejmë dashurinë tuaj dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Kur të vijë momenti do t’ju them të tjera gjëra, por tani dua t’ju falënderoj të gjithëve për ndihmën tuaj”, u shpreh LeBroni./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara