Koncepti i ri për arsim fillor është bërë në vitin 2021 si rezultat i një debati publik, transparent dhe gjithëpërfshirës kur janë dhënë të gjitha rekomandimet jashtë çdo paragjykimi. Ky Kabinet i MASH-it do ta zbatojë këtë koncept deri në shkronjën e fundit, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.
“Përmbajtja e lëndëve që i përmendni – histori, fizikë, kimi, biologji, nuk do të tërhiqet. Përmbajtja do të jetë siç ka qenë deri më tani, por do të ketë module të përshtatshme që do të prezantohen nga profesorët për lëndët përkatëse me qëllim që nxënësit të kenë mundësi që gjërat që kanë të bëjnë me botën, t’i shohin nga disa aspekte. Ajo për të cilën abuzohet në opinion, që arsimtarët dhe profesorët e këtyre lëndëve do të mbesin pa punë, në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ju premtoj që asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga puna. Do të ketë vetëm ndryshim në modulet konkrete”, tha Nuhiu. /Tv.21