Shkup, 27 korrik – Për herë të parë pas 15 viteve së bashku në tryezë të njëjtë janë sindikatat dhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe të gjithë palët e prekura, arritën ë marrëveshje që suguron zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë. Kjo zgjidhje nuk do të varet më asnjëherë nga vullneti i mirë i politikanëve, partive politike, as tani dhe as në të ardhmen, duke pasur parasysh se marrëveshja e përgjithshme kolektive përmban metodologji për rritje të vazhdueshme dhe harmonizim të pagave të punëtorëve në sektorin publik, porositi nga foltorja e kuvendit Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së deputetëve të deputetes së LSDM-së, Daniella Markoska.
Ai përkujtoi se rritja e pagave me këtë marrëveshje të përgjithshme kolektive të të punësuarve në sektorin publik është e garantuar.
Kovaçevski shtoi se nga viti 2024 e tutje, është rënë dakord në marrëveshjen e përgjithshme kolektive regresi për pushim vjetor të jetë së paku 30 për qind nga paga mesatare neto, të paguar në periudhën paraprake.
“Nuk ka më kalkulime politike me qytetarët, nuk ka më premtime para zgjedhjeve për rritje të njëfishtë të pagave për punëtorët, e njëjta gjë ka ndodhur me pagën minimale, sepse edhe atje ka është miratuar zgjidhje sistematike, e njëjta gjë ka ndodhur me pensionet sepse edhe atje është miratuar zgjidhje sistematike për rritje të vazhdueshme të pensioneve dy herë në vit”, tha ai.
Kryeministri shtoi se qëllimi është një standard më të mirë të qytetarëve dhe vende punë më të paguara.
“Pagat e qytetarëve edhe në të ardhmen do të rriten, sepse të gjitha politikat e qeverisë kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës. E gjithë kjo është reflektim dhe rezultat i politikave korrekte, të cilat bëjnë dallim në të ardhurat e punëtorëve”, tha Kovaçevski.
Ai përkujtoi se Qeveria ka marrë masa konkrete për stabilizimin e lëvizjeve inflacioniste, ku, tha, inflacioni nga ky muaj është nën dhjetë për qind dhe është kthyer në numra njëshifror, ndërsa papunësia është ulur për tetë për qind, njëkohësisht me rritjen e punësimit me 9.5 për qind.
Kryeministri shprehu pritshmëri që trendi i uljes së inflacionit të vazhdojë edhe në muajt në vijim.
Seanca e paraparë për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas pauzës në orën 15./zhurnal