Një burrë me armë ka qëlluar në drejtim të 47-vjeçarit B.R. në rrugën “Justinian Parë” në Draçevë.
I dyshuari në këtë rast është N.E. (43), i cili akuzohet për tentim vrasje.
Sipas informacioneve nga policia, të shtënat kanë ndodhur më 16 korrik, pas një debati të mëparshëm për shkak të prishjes së marrëdhënieve të ndërsjella.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda./zhurnal