Selami uron punëtorët e DAP për rritjen e pagave, shpreson që ky trend të vazhdojë edhe në institucionet tjera!
Dua të shpreh gëzimin për lajmin se me Marrëveshjen e re kolektive të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, do të rritet paga mujore e mbi 900 të punësuarve për 30%.
Me këtë rast ju uroj të gjithë të punësuarve të DAP, sindikatën, drejtoreshën Llukarevska, Ministrinë e Financave dhe të gjithë kontribuesit për këtë arritje dinjitoze.
Shpresoj që ky trend i rritjes së pagave gradualisht të vazhdojë të zbatohet edhe në institucionet tjera administrative dhe shtetërore, që do të ndikojë pozitivisht në buxhetin familjar dhe standardin jetësor të qytetarëve tanë./Aktuale.mk