www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Punësimet familjare në Gjykatën Administrative nën llupën e Antikorrupsionit

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Komisioni për parandalimin e korrupsionit është duke punuar në lëndë kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini mbi kallëzimin anonim për punësimin e dy anëtarëve nga e njëjta familje në gjykatë. Sipas Anti-korrupsionit procesi aktualisht është në fazën e vërtetimit të gjendjes faktike. Deri atëherë organi për detektimin e shkeljeve ligjore përmbahet nga komentimi i procedurës dhe dyshimeve të shtruara në kallëzimin penal të pranuar më 28 qershor.

Vetë Sejdini në paraqitjen e tij të fundit deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ai nuk ka njohuri për punësimet pasi ato janë kompetencë e Administratorit gjyqësor. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e ngritura nga persona anonim se i njëjti ka shpërndarë lëndë në dorë dhe ka lejuar qëllimisht vjetërsimin e tyre.
Kallëzimet penale nga 28 qershori të cilat i publikoi Alsat i janë dorëzuar të gjitha institucioneve përfshi edhe Qeverinë dhe Zëvendëskryeministren për Qeverisje të mirë, Sllavica Gerkovska.

Asnjë nga institucionet deri tani nuk ka reaguar, përfshi policinë financiare. Sejdini dyshimet e ngritura në kallëzimet penale i cilësoi si sulm ndaj institucionit, duke garantuar se gjatë kohës sa ai është kryetar nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje të lëndëve jashtë sistemit AKMIS. Ministria e Drejtësisë si dikaster që përkujdeset për zbatimin e këtij sistemi, deri tani nuk ka ndërmarr hapa për verifikimin apo konstatimin e dyshimeve të ngritura. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara