Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Manastir deklaroi se nuk pret që diskutimi për ndryshimet kushtetuese në Komisionin Parlamentar për Çështje Kushtetuese të zgjasë dhjetë ditë, por pret dhe ka “ndjenjë” se do të përfundojë sot.
“Dyzet e katër deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre. Dje patëm koordinim, pa thënë asnjë fjalë, u kuptua se të gjithë po flisnim me zë të lartë, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar, tha Mickoski nga Manastiri, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Manastirit Toni Konjanovski inspektuan aktivitetet ndërtimore në parkingun e Sallës së Sportit “Boro Çurlevski”.
I pyetur nëse ekziston mundësia e “manipulimit” të seancës plenare, jo në aspektin e deputetëve, por në aspektin teknik, kryetari i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se edhe për këtë kanë një strategji, ndonëse presin, siç tha ai, që menjëherë ta vendosin pikën në rend dite nëse i kanë 80 deputetë.
“I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk kanë, nëse nuk kanë, nuk shoh ndonjë politikë tjetër që kjo Qeveri do ta arsyetonte në ekzistencën e saj, dhe ne duhet ta shpërndajmë Kuvendin sa më shpejt dhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare”, tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, në Komisionin Kushtetues janë 17 deputetë, ndërsa për të gjetur pikën në rendin e ditës të seancës plenare, është e nevojshme të kemi shumicën në këtë komision. “Ne do t’i përmbahemi agjendës sonë dhe do t’i mbrojmë interesat kombëtare tona”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Ndryshe, Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese në Kuvend sot e filloi seancën numër 1 me një pikë të vetme të rendit të ditës – Propozimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 17 anëtarë të pranishëm të Komisionit, 10 deputetë votuan “pro” rendit të propozuar, shtatë ishin “kundër”, dhe nuk pati asnjë abstenim.
Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, ndërsa propozimin e sqaron kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai theksoi se propozimi është tërësisht në drejtim të qëllimit tonë konsensual – anëtarësimit në BE, të vendosur në vitin 1991, që sot është vullneti shumicë i qytetarëve dhe një shans për brezat e rinj të ardhshëm dhe garanton një të ardhme evropiane. Ndryshimrz kushtetuese nuk kërcënojnë asnjë çështje identitare, prandaj qytetarët nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar”, tha Kovaçevski.
Në koordinimin ad hok para fillimit të Komisionit, siç njoftoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, u dakordua që pas prezantimit të kryeministrit të flasin përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, ASH-së Elmi Aziri, të Majtës, Dimitar Apasiev, LSDM-së Martin Kostovski, Besë-s, Fadil Zendeli, Alternativës Afrim Gashi dhe në fund të BDI-së Arta Bilali Zendeli.
Qeveria të martën e kaluar ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese. Ndërhyrjet në Kushtetutë, siç theksohet nga Qeveria, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. Në përputhje me këtë, edhe në Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve është bërë një amendament për të ruajtur barazinë e përfaqësuesve në Kuvend të të gjitha komuniteteve të përcaktuara në Preambulën e Kushtetutës.
Kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese sipas detyrës zyrtare është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Arta Bilalli-Zendeli, anëtarë të Komisionit janë Daniela Stojanovska Panovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski, Emilia Rambabova, Ilija Nikollovski, Daniela Markoska, Marija Angelova, Antonio Milloshoski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska, Ivan Stoilkoviq, Fisnike Bekteshi Shaqiri, Remzi Mehmedi, Ane Laskoska dhe gjashtëmbëdhjetë deputetë të tjerë janë zëvendës anëtarë të Komisionit.
Në seancë do të marrin pjesë edhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe misioneve në Shkup./koha