Shkup, 25 korrik – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot duhej të mbajë konferencë shtypi ku pritej të tregojë detaje rreth koncesioneve për minierën “Ilovica-Shtuka”. Konferenca për shtyp, siç kumtoi Qeveria, është anuluar dhe do të ricaktohet.
Pika për minierën Ilovica sot është në rend dite në seancën qeveritare. Ministri Bekteshi duhet të informojë për të gjitha procedurat juridike nga viti 2012.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dje konfirmoi se Qeveria do të debatojë për koncesionin dhe përsëriti se do të respektohet vendimi i qytetarëve nëse shprehen kundër hapjes së kapaciteteve të tilla në këtë rajon. /zhurnal