Të paktën 34 persona, duke përfshirë 10 ushtarë, kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu Algjerinë verilindore gjatë natës të së dielës dhe gjatë ditës së hënë.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se për shkak të zjarreve të rëna gjatë ditëve të fundit në rreth 15 prefektura në pjesën verilindore të vendit kanë humbur jetën 34 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Mediat e huaja shkruajnë se në Tunizinë fqinje, në rajonin kufitar të Tabarka (në veriperëndim), zjarret që kishin shkaktuar tashmë shkatërrime të mëdha javën e kaluar u ndezën përsëri. Një ekip i AFP-së gjeti dëme të mëdha në Nefza, 150 kilometra në perëndim të Tunisit, ku po vepronin mjetet ajrore.
Rreth 300 banorë të fshatit Meloula u desh të evakuoheshin nga deti si masë paraprake, për shkak të shpërthimeve të forta të erës që nxitën flakët, tha Houssem Edin Jhabli, një zëdhënës i gardës kombëtare tuniziane./koha