Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për vrasjet e 6 muajve të fundit në territorin e Shkupit, ka deklaruar se për tre raste sa janë evidentuar, dy prej tyre janë drejt zbardhjes ndërsa për njërën akoma po punohet.
Gjatë vitit 2023 sipas Spasovskit janë regjistruar 10 vrasje dhe vetëm një prej tyre nuk është zbardhur.
“Në SPB Shkup gjatë 6 muajve të fundit kemi 3 raste që ndërlidhen me veprën penale vrasje. Për dy prej tyre janë dorëzuar kallëzime penale, ndërsa njëra prej tyre akoma nuk është përpunuar deri në fund”, tha Spasovski./Zhurnal.mk