Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penale ndaj një shkupjani me iniciale N.A., pasi i njëjti kishte tentuar ta ndërrojë patentën e shoferit fals të Maqedonisë së Veriut, me atë origjinale të Italisë, transmeton TV21.
“Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër N.A.(44) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” në bazë të nenit 378 të Kodit Penal. I denoncuari ka blerë patent shofer të Maqedonisë fals për ngasjen e automjeteve të kategorisë “B” dhe e ka paraqitur si të vërtetë për të shkëmbyer të njëjtën tek institucionet kompetente në Itali”, thonë nga MPB-ja.