Sjellja e opozitës për mohimin e përgjithshëm të nevojës për ndryshimet kushtetuese, vetëm me arsyetimin se është diktat apo presion bullgar, duke marrë parasysh raportin e treguar mes vendit tonë dhe BE-së, është krejtësisht e pabazuar, thotë kryetarja e grupit punues për ndryshime kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska
Shkup, 24 korrik – Situata në të cilën ndodhet aktualisht Maqedonia në lidhje me ndryshimet kushtetuese është marrëdhënie mes vendit dhe Bashkimit Evropian, jo Bullgarisë. Pra, palë në këtë proces janë shteti dhe Bashkimi Evropian. Sjellja e opozitës për mohimin e përgjithshëm të nevojës për ndryshimet kushtetuese, vetëm me arsyetimin se është diktat apo presion bullgar, duke marrë parasysh raportin e treguar mes vendit tonë dhe BE-së, është krejtësisht e pabazuar, thotë në intervistë për MIA, kryetarja e grupit punues për ndryshime kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska. “Për grupin e punës ishte i rëndësishëm rishikimi i dokumenteve ndërkombëtare dhe detyrimeve të marra që rrjedhin nga ato dokumente dhe mosvotimi i dokumenteve ndërkombëtare nga opozita është përgjegjësi e saj. Në një demokraci parlamentare, paraqitja e argumenteve është mjeti kryesor, siç është rasti me diskutimin rreth atyre argumenteve”, thekson Caca Nikollovska.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili sipas detyrës zyrtare është kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese të Parlamentit, sot do ta hapë seancën dhe pas miratimit të rendit të ditës, propozimi duhet të sqarohet nga propozuesi, pas së cilës pritet që të hapet debat nga deputetët. Grupet parlamentare njoftojnë se do të shprehin qëndrimin e tyre për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht të Preambulës, duke përfshirë edhe deputetët nga VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickoskit bëjnë të ditur se deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta./koha