Kryetarja e Qytetit të Shkupit z.Danella Arsovska ka kritikuar ashpër kryetarin e komunës së Gazibabës për dhënien e lejes së ndërtimeve të disa ndërtesave në teritorin e komunës së Gazibabës, në vazhdim ju sjellim postomin nga profili i saj zyrtar:
Nuk do të lejojmë të ndërtohet përbindësh i planifikuar prej betoni që komuna e Gazi Babës planifikon të ndërtojë në lagjen Qeramidnicë.
Sipas planit të detajuar urbanistik të komunës së Gazi Babës CS 10.03, i cili po del kontrabandë, parashikohet ndërtimi i 16 objekteve me lartësi 34 metra. Konkretisht është planifikuar ndërtimi i 100 mijë metra katrorë beton dhe asfalt dhe asnjë metër katror gjelbërim.
Qyteti i Shkupit do të veprojë sipas ankesave të banorëve të komunës së Gazi Babës, por edhe në interes të të gjithë shkupjanëve. Një përbindësh i tillë konkret nuk guxon dhe nuk do të lejohet të prishë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Qyteti i Shkupit do të bëjë një rishikim të plotë të DUP-it CS 10.03, do ta paraqesim në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe ftojmë kryetarin e Komunës së Gazi Babës të shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë kur ka propozuar këtë DUP monstruoz, i cili në tërësi e shkel parimin e jetesës humane.
Qyteti i Shkupit duhet të jetë qytet modern, qytet në të cilin do t’i japim fund tërbimit të mafies urbane, arbitraritetit në urbanizëm dhe vendosjes së fitimit para shëndetit të qytetarëve.