Dantella, pëlhura delikate dhe e bukur me orgjinë të hershme po rishfaqet shumë së fundmi në botën e modës. Dikur lidhej thuajse ekskluzivisht me elegancën ‘vintage’, por tani është kthyer në një trend modern, duke magjepsur edhe stilistët.
Këtë sezon vere, dantella ka një rol dominant dhe sigurisht është pjesë e koleksioneve më të famshme, që nga veshjet më të thjeshta e deri te fustanet e nusërisë.
Prandaj ju sugjerojmë të keni në garderobën tuaj veshje me detaje të tilla, duke ndjekur kështu trendin dhe për t’u dukur të parezistueshme./koha