Nga Prokuroria Themelore Publike kanë thënë për TV21, se menjëherë pas djegies së automjetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, prokurori publik ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nga aty shtojnë se ndër veprimet e ndërmarra është lëshuar edhe urdhëri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të mjetit, pasi mjeti figuronte në pronësi të një personi tjetër dhe jo të zëvendëskryeministrit Grubi, edhe pse përdorej nga ky i fundit.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas djegies së veturës ka dhënë urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Ndër veprimet e ndërmarra është dhënë urdhri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është autoriteti kompetent për evidentimin dhe monitorimin e gjendjes pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe kontrollimin e të dhënave në pasqyrat e gjendjes pasurore. Nëse kontrollet tregojnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore”, thanë nga PTHP për TV21./koha