www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lufta e mbretërve të naftës “zë ngushtë” SHBA

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Gara për epërsi në tregun e naftës, pa dyshim vendos kohë pas kohësh, përballë njëri-tjetrit, njerëzit më të fuqishëm të botës. Kësaj here, drama të reja vijnë nga Arabia. Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u tha gazetarëve se Emiratet e Bashkuara Arabe “i kishin goditur me thikë pas shpine”. Dy vendet kanë qenë aleatë për dekada, por tani, të dy janë rivalë që konkurrojnë për dominim mbi Gjirin Persik, shkruan “Wall Street Journal”. Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammad bin Zayed Al Nahyan ka qenë si një këshilltar i 37-vjeçarit Muhamed bin Salman për vite me radhë. Por pasi SHBA reduktoi praninë e saj diplomatike në zonë, dy ish-bashkëpunëtorët u bënë rivalë në konkurrencën për fuqi gjeopolitike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme dhe tregun botëror të naftës.

Konflikti shpërtheu në tetor të vitit të kaluar kur OPEC, një organizatë e 13 vendeve prodhuese të naftës, vendosi të shkurtojë prodhimin për të mbajtur çmimin e naftës të lartë, gjë që Uashingtonit nuk i pëlqeu.

Emiratet e Bashkuara Arabe u pajtuan me vendimin, por dërguan mesazhin se Arabia Saudite, si një fqinj më i madh, i detyroi ta bëjnë këtë. Fqinjët kanë debatuar gjatë mbi politikat e OPEC, një organizatë e dominuar nga sauditët si eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar. Emiratet e kanë rritur kapacitetin e prodhimit të naftës në më shumë se 4 milionë fuçi në ditë dhe planifikojnë të shkojnë mbi pesë milionë, por sipas politikës së OPEC-ut, ata nuk lejohen të prodhojnë më shumë se tre milionë. Sakaq, “WSJ”, shkruan se rivaliteti mes Riadit dhe Dubait ka mërzitur administratën e Bidenit, e cila ka frikë t’i hapë rrugën një fronti të përbashkët kundër Iranit./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara