www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tesla mund të ulë sërish çmimet, po përjeton periudhë të “trazuar”

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Shefi ekzekutiv i “Teslas”, Elon Musk thotë se kompania e makinave elektrike mund të vazhdojë që të ulë çmimet pasi ekonomia botërore është në një “periudhë të trazuar”. Deklarata e multimiliarderit erdhi pas kompania raportoi se marzhet e fitimit të saj ishte reduktuar pasi u përball me një konkurrencë të “egër”. Në muajt e fundit, Tesla ka ulur çmimet e saj disa herë në tregjet kryesore, përfshirë SHBA-në dhe Kinën. Tesla raportoi se marzhi i fitimit të saj kishte rënë në nivelin më të ulët në katër vjet.

Gjatë një komunikimi që zhvilloi me analistët e “Wall Street”, Musk sinjalizoi se ishte i hapur për uljen e mëtejshme të çmimeve nëse ishte e nevojshme.

“Një ditë duket sikur ekonomia botërore po shkatërrohet, ditën tjetër është mirë. Nuk e di se çfarë dreqin po ndodh. Jemi në kohë të turbullta”, shtoi Musk. Në fillim të këtij viti, Musk tha se besonte se politika e shitjeve më të larta, me fitime më të ulëta, ishte zgjedhja e duhur për Teslën. Firma ka ulur çmimet në tregje duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kinën për të konkurruar me prodhuesit rivalë./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara