Dy persona dyshohet të jenë autorët që dogjën veturën e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Ekziston edhe një video-material i personave, të cilët fillimisht veturës i hodhën benzinë e pastaj i vunë flakën, raporton gazeta KOHA.
Që të dy personat, njëri shofer i veturës Pikap dhe tjetri jashtë veturës, kishin kapela në kokë, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga një kamerë afër parkingut ku ishte e parkuar vetura Audi e zëvendëskryeministrit Grubi.
Edhe policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa shtojnë se po hetohet rasti.
“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën ‘Strumiçka’ ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve ‘Audi’ me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa është kryer kontroll nga ekipi inspektues i SPB Shkupi”, thënë për TV21 nga MPB. (koha.mk)