www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Podgorica dhe Shkupi me aplikim të përbashkët për hyrje në sistemin Pejpal

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Podgoricë, 21 korrik – Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut së bashku do të aplikojnë për të qenë pjesë e sistemit të pagesave onlajn Pejpal (PayPal), është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj tha se është në pritje të një vizite të rëndësishme në Shkup dhe për këtë ka propozuar një propozim platformë për takim me ministrin e RMV-së.

“Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme, ka të bëjë me përmbylljen e memorandumit të dy ministrive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim të digjitalizimit dhe sigurisë së informacionit. Është gjithashtu një ide që Mali i Zi së bashku me Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për PayPal, gjë që u sugjerua nga vetë kompania”, tha ai.

Marash bën të ditur se PayPal ka propozuar që të dy vendet të aplikojnë së bashku në mënyrë që të kenë shanse më të mira për t’u bërë pjesë e atij rrjeti për pagesat onlajn, raportojnë mediat malazeze.

Malit të Zi, aktualisht i mundësohet transferimi i parave PayPal vetëm në një drejtim, gjegjësisht kur paguan për mallra dhe shërbime nëpërmjet internetit. Marrja e parave përmes kësaj platforme ende nuk është e mundur, gjë që është një pengesë e rëndësishme për të gjithë ata që planifikojnë të punojnë onlajn./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara