Enti Shtetëror i Statistikave informoi se paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në maj 2023, është 36.465 denarë dhe është 16,1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Rritja është për 5.058 denarë.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%).
Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari të tjera shërbyese (5.3%), Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (5.0%) dhe Transport dhe magazinim (4.3%)./Shenja.tv