Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 tha se nuk i frikësohen si parti frontit opozitar edhe pas formimit të subjektit politik nga Izet Mexhiti. Ademi tha se skena politike në vend ka shumë aktorë, por vetëm një fakto, e ai sipas tij është Ali Ahmeti.
“Kur jemi te partitë ekzistuese opozitare, Besa, Alternativa. Unë do të thoja që ka shumë aktorë politik në skenën politike të RMV-së, por faktor është një dhe i vetmi, ai është Ali Ahmeti”, tha Ademi. \Tv21