www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Me ose pa dashuri, unë do të jem aty”, Neymar konfirmon të ardhmen duke thumbuar tifozët e PSG

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka konfirmuar qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain së paku edhe për sezonin e ardhshëm 2023/24.

PSG ka bërë shumë ndryshime në këtë verë, me afrimin e trajnerit Luis Enrique dhe transferime të mëdha si Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Lucas Hernandez.

Megjithatë, nga klubi është larguar Lionel Messi pas skadimit të kontratës dhe për një largim janë përfolur edhe dy yjet tjera si Neymar Jr dhe Kylian Mbappe.

Por, sulmuesi brazilian nuk mendon largimin pasi synon qëndrimin në Parc des Princes, edhe përkundër problemeve me tifozët.

Është vet Neymar, i cili ka konfirmuar qëndrimin, duke thumbuar gjithashtu tifozët e klubit francez.

“Shpresoj të jem në PSG sezonin e ardhshëm. Unë kam kontratë, askush nuk më ka njoftuar për asgjë deri tani, jam i qetë”, ka thënë fillimisht Neymar për Caze TV.

“Edhe pse nuk ka shumë dashuri mes tifozëve dhe lojtarëve, do të jem atje. Me dashuri ose pa dashuri, por me Neymar”, përfundoi sulmuesi brazilian.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara