www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosova bie për një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare. Përveç kombëtareve evropiane, të gjitha ato të kontinenteve tjera kanë zhvilluar ndeshje gjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.

Kështu, FIFA ka ardhur me një renditje të re të përditësuar të kombëtare, ku ‘Top 10’ ka vazhduar të mbetet i pandryshuar, me Argjentinën, Francën dhe Brazilin në tri pozitat e parë. Pas tyre vijnë Anglia e katërta , Belgjika e pesta, Kroacia e gjashta, Holanda e gjashta, Italia e teta, Portugalia e nënta dhe Spanja e 10-ta.

Megjithatë, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nga përditësimi i parafundit, Kosova ka pësuar rënie në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” ishin në pozitën e 108-të me 1.179 pikë, ndërsa tani zënë vendin e 109-të me po kaq pikë.

Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë gjithashtu nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj kohe, por nuk ka pësuar asnjë ndryshim në renditje. “Kuqezinjtë” vazhdojnë të renditen në pozitën e 65-të me 1.357 pikë./alsat m

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara