Sot kemi inspektuar punimet ndërtimore në rrugën 40, degë e “Brigadës Maqedonase Kosovare”, e cila është duke u realizuar në bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Shuto Orizares. Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica”-Shkup, me urdhër të Qytetit të Shkupit, kanë filluar aktivitetet ndërtimore, dhe me realizimin e këtij projekti të rrugës 38 tashmë të përfunduar, përmirësohet infrastruktura në komunë dhe zgjidhen problemet afatgjate në këtë pjesë të qytetit.
Qyteti i Shkupit po përgatitet që të fillojë punimet ndërtimore edhe në rrugën 50, e cila mundëson përmirësimin e një pjese të rrugëve që janë me rëndësi jetike për qytetarët e kësaj komune. Qëllimi kryesor i aktiviteteve aktuale të ndërtimit të qytetit në Shkup është që qyteti të zhvillohet në mënyrë të barabartë, me realizimin e projekteve si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, për bashkëqytetarët tanë të cilët meritojnë kushte më të mira të jetesës./e gazeta