Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së, që pasdite është djegur në afërsi të garazheve të ndërmarrjes publike në Autokomandë. Prej aty për MIA-n informojnë se është shkaktuar dëm më i madh material dhe se shkaqet për zjarrin do të konfirmohen pasi të kryhet ekspertiza.
“Në momentin e djegies së automjetit, në të nuk ka pasur udhëtarë, duke marrë parasysh atë se automjeti tërhiqej në garazhë në Autokomandë, pas përfundimit të turit. Falë shkathtësisë së shoferit, intervenimit të tij të shpejtë dhe intervenimit të ekipeve të Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, zjarri në automjet është vënë nën kontroll, respektivisht është penguar dëm më i madh material. Automjeti është i siguruar dhe presim që për kohë të shkurtë të aftësohet për shfrytëzim”, thonë nga NQP për MIA-n.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës nga NJZT e Qytetit të Shkupit me një automjet. /koha