Një autobus dykatësh ka marrë flakë në ora 15:30 në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup.
Komandanti i Njësitit territorial zjarrfikës i Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski ka deklaruar për MIA-n se është intervenuar me një automjet dhe pesë zjarrfikëse dhe se zjarri është shuar plotësisht.
Paraprakisht, zjarr kishte edhe në deponinë tek Akua parku afër sallës “Boris Trajkovski” në të cilin kanë intervenuar 14 zjarrfilkës me shtatë automjete zjarrfikëse. /koha