Pjesëtarët e policisë e SPB-Tetovë të martën mbrëma gjysmë ore pas mesnate, në afërsi të sallës së sportit në Tetovë, kanë arrestuar 31-vjeçaren A.N. nga Probishtipi, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj saj është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Tre orë më vonë, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë privuar 20-vjeçarin S.G. nga Shkupi, të cilit gjithashtu i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një dërrmues. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. /Koha