Skuadra e Arabisë Saudite, Al Ittihad, ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për yllin e Liverpoolit, Fabinho.
Mesfushori mbrojtës brazilian është një objektiv kyç për klubin që garon në Ligën Saudite Pro.
Për The Mail, një ofertë prej 45 milionë eurosh u dorëzua për 29-vjeçarin nga Al Ittihad ditët e fundit.
Reds tani po shqyrtojnë ofertën dhe mund të kërkojnë edhe më shumë për ta lënë lojtarin të largohet.
Fabinho nuk është në skuadrën e klubit për turneun e tyre parasezonal, që do të thotë se një largim është në karta.
Është e paqartë nëse braziliani pranon një kalim në Saudi në këtë fazë të karrierës së tij. /Telegrafi