Kompania holandeze “U-Boat Worx” ka zbuluar dizajnin për ndërtimin e një superjahti me vlerë 25 milionë euro që mund të transformohet edhe në nëndetëse e të udhëtojë për katër ditë, raporton “The Sun”.
U-Boat Worx ka njoftuar se anija Nautilus do të ketë një pishinë, bar dhe po ashtu do të ketë platformë për t’u rrezitur. Ndërsa do të jetë edhe në gjendje të zhytet deri në 200 metra thellësi.
Duke e marrë emrin si nëndetësja në novelën e Jules Vernet të vitit 1870, “20 mijë milje nën det”, Nautilus ka dhjetë dritare të gjera katër metra, që ofrojnë pamje të mrekullueshme.
“Që nga vepra ’20 mijë milje nën det’ e Jules Vernet në vitin 1870, njerëzit kanë ëndërruar për një jaht luksoz që mund të zhytet nën ujë. Shpikësit kanë prodhuar shumë koncepte impresive. Për fat të keq, asnjë nga dizajnet nuk u realizua. U-Box Worx më në fund ia ka dalë të inxhinieroi një kombinim real të luksit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e kompanisë holandeze. /Koha