Porsche është bërë prodhuesi i parë i veturave që ka integruar funksione të veturës – sikurse ajrin e kondicionuar, ndriçimi ambiental i kabinës dhe sistemin e integruar të navigimit me satelit – brenda Apple CarPlay.
Modeli i parë Porsche që do të përfitojë nga ky integrim do të jetë Porsche Cayenne i fundit, përpara se kjo veçori të fillojë të shpërndahet edhe tek modelet e tjera.
Për afro një dekadë, Apple CarPlay ka qenë një veçori e popullarizuar e cila ishte në dispozicion tek shumë vetura, duke iu mundësuar përdoruesve që të vendosin dhe të kontrollojnë veçori të telefonave Apple sikur navigacioni, muzika, të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të dëgjojnë podcast nga ekrani i info-argëtimit ku renditja është e njëjtë sikurse tek sistemi operativ i telefonave të tyre, raporton Drive, përcjell Telegrafi./Telegrafi