www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion

Posted on February 14, 2025February 14, 2025 by Dilo Kamb

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në takim nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, përcjell TV21. Meidani njofton se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe për procesin eurointegrues të vendit.

“Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian. Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta. Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, ka shkruar Meidani.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara