www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

-10 gradë Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar mëngjesin e sotëm! Ja çfarë moti e pret Maqedoninë

Posted on February 11, 2025February 11, 2025 by Dilo Kamb

Këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, – 10 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centimetra, informon DPHM. 

Deri në orës 8:30 janë matur edhe -7 gradë në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, -6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -4 në Pretor, Kavadar dhe në Vinicë, si dhe -3 gradë në Ohër dhe Gjervgjeli.

Në Hanet e Mavcrovës trashësia e shtresës së dëborës është 13 centrimetra.

Sipas DPHM-së, mëngjesin e sotëm është ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, e më shumë në pjesët lindore. Në zonat jugperëndimore kryesisht malore do të ketë kushte për reshje të dobëta bore nga mesdita e në vazhdim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë prej 3 deri në 9 gradë. Në Shkup, në mëngjes ftohtë, me vranësira të ndryshueshme me diell gjatë ditës, erë e lehtë juglindore dhe temperatura maksimale deri në 9 gradë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara