Në kuadër të aksionit të grumbullimit të qenve endacakë, i cili do të zhvillohet më datë 11 Shkurt 2025, me fillim në ora 6:30 (mëngjes), Ndërmarrja Publike “Deltar” Shkup, Saraj njofton të gjithë qytetarët se gjatë kësaj periudhe të kujdesen për qentë e tyre që kanë në strehim, përkujdesje apo pronësi.
Kjo masë ka për qëllim të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të pastër për qytetarët.
Njëkohësisht bëjmë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim të qytetarëve në këtë proces, duke kontribuar kështu në një mjedis më të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë.