www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bashkimit Demokratik për Integrim – Gostivar DEMANT

Posted on February 7, 2025February 7, 2025 by Dilo Kamb

Si Bashkimi Demokratik për Integrim – Gostivar, duhet të reagojmë ndaj deklaratave të fundit të u.d. kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, si një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të pavërteta mbi investimet në infrastrukturë dhe investimeve të tjera në qytet.

E para dhe më e rëndësishmja, BDI – Gostivar thekson se Gostivari kurrë nuk ka qenë më i lënë pas dore se sa në këtë mandat, kur investimet dhe përkushtimi ndaj qytetit ka qenë zero nga u.d. kryetari aktual.

Rrugët dhe infrastruktura – Projektet për asfaltime apo rikonstruim të rrugëve në qytet janë lënë në harresë, jo rastësisht sot kemi rrugë në gjendje skandaloze, të papastruara dhe me shumë gropa. Madje edhe ato pak rrugë që janë në gjendje të mirë insfrastrukturore, nuk po dini t’i mirëmbani. Mos të flasim pë rrrugët rurale, të fshatrave, të cilat po ta pyesim u.d. kryetarin, edhe ai vet nuk e di se kur ka qenë investimi i fundit i komunës nëpër ato rrugë.

Z.Limani po krenohet edhe me investimet në terene sportive dhe pishina! Shumë bukur, por të njejtat nuk po i shohim! A mendoni që qytetarët e Gostivarit nuk e dinë se asnjë premtim që dhatë në zgjedhje nuk e keni realizuar? Për cilat terene sportive po flisni? Për cilat projekte mbitokësore e nëntokësore? Për cilat pishina? Faktet në teren flasin të kundërtën. Sot Gostivari nuk ka as parkingje në kate, as fusha për rekreacion madje as aquaparkun e famshëm që e keni promovuar si projekt kapital. Projekte të bukura që kanë mbetur vetëm në letër!

BDI-Gostivar ka reaguar dhe do të vazhdojë të reagojë ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave që po tentoni t’i shisni si arritje nëpër media, mirëpo po harroni se gostivarasit nuk mund t’i mashtroni dhe t’i gënjeni siç mendoni ju, sepse ata çdo ditë po përballen me keqmenaxhimin dhe paaftësinë tuaj si udhëheqësi komunale.

Bashkimi Demokratik për Integrim – Gostivar

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara