www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Përfaqësimi i shqiptarëve në ushtri, në nivelin më të ulët! Po promovohen gjeneralë të shkolluar në vendet e Ballkanit, që përkon me vizitën e Dodikut

Posted on February 6, 2025February 6, 2025 by Dilo Kamb

Talat Xhaferi nga BDI tha se, përfaqësimi i shqiptarëve në ushtri është në nivelin më të ulët historik që siç thotë, është shpërfillur parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përcjell TV21. Xhaferi tha se, shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen.

“Në muajt e fundit, po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen. Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar. Nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar.  Nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë. Oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe. Gjithashtu, situata është rënduar me ndaljen e avancimeve të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë, edhe kur i plotësojnë kriteret. Përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga programet e edukimit ushtarak jashtë vendit. Rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës nacionaliste, siç ishte rasti me SHKA “Bajram Shabani” në kazermën e Kumanovës”, tha Xhaferi. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara