www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: Në NP “Rrugët Shtetërore” shqiptarët po zëvendësohen me maqedonas! U hoq balancuesi për të sjell “paltformë” ku shqiptarët largohen e diskriminohen

Posted on February 3, 2025February 3, 2025 by Dilo Kamb
Logo

Maqedoni

Bexheti: Në NP “Rrugët Shtetërore” shqiptarët po zëvendësohen me maqedonas! U hoq balancuesi për të sjell “paltformë” ku shqiptarët largohen e diskriminohen

Blerim Bexheti nga BDI tha se, shqiptarët po diskriminohen në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, që siç thotë, po zëvendësohen me maqedonas, përcjell TV21. Bexheti tha se, balancuesi u garantonte një përfaqësim të drejtë për shqiptarët u hoq si “i dëmshëm” për të sjell një “platformë” diskriminimi ku shqiptarët largohen, degradohen , diskirminohen dhe zëvendësohen

“Nënshtrimi i Shqiptarëve në Institucionet Publike po Vazhdon – “Vlen” vetëm për disa, por JO për Shqiptarët!

Tani më është evident degradimi sistematik i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Edhe një rast eklatant është në “Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore” shembulli më i qartë i këtij diskriminimi të planifikuar dhe të koordinuar.

Fakte të pamohueshme të diskriminimit:

– Këshilli Drejtues, që më parë përfshinte 2 shqiptarë nga 7 anëtarë, tani është pastruar tërësisht — të gjithë 7 janë maqedonas.

– Dy ndihmës-drejtorët shqiptarë të deritanishëm degradohen dy pozita më poshtë dhe zëvendësohen me maqedonas.

Përgjegjësit e pikave pagesore , nga një raport 19 maqedonas dhe 9 shqiptarë, tani janë kthyer në 23 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.

– dhe më e fundit , nga 28 punësime të reja, 23 janë maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.

Ndërkohë, mekanizmi “balancuesi” që dikur garantonte një përfaqësim të drejtë për shqiptarët u hoq si “i dëmshëm” dhe si realizim i programës zgjedhore të parties në pushtet. Por çfarë kemi sot? Një “platformë “të hapur diskriminimi ku shqiptarët largohen, degradohen , diskirminohen dhe zëvendësohen pa turp.

A thua ky është ai sistemi i ri që “vlen”, të cilin “ here atë të enjte herë këtë të enjte “ po ja premtojn shqiptarëve ? Sepse për shqiptarët duket se jo vetëm që “nuk vlen”, por dëmton çdo arritje të deritanishme për barazi dhe meritokraci.

Mos pranoni të qëndroni si spektatorë në një lojë ku shqiptarët veç mbeten në stolin rezervë, ndërsa të tjerët festojnë fitoren çdo ditë!

Nuk guxon të vazhdohet kështu… ndoshta vlen për dikë, por sigurisht – jo për shqiptarët”, ka shkruar Blerim Bexheti.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara