www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tetovë, gruaja denoncon vjehrrin për ngacmim seksual

Posted on January 31, 2025January 31, 2025 by Dilo Kamb

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një grua 31-vjeçare me prejardhje nga Kosova, ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri i saj. Nga SPB-Tetovë thonë se personi i denoncuar është ndaluar.

“Me datë 30.01.2025 në ora 13:50, personi Sh.M.(33) nga një fshat i Tetovës, është paraqitur në SPB Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, 31-vjeçare nga Kosova, me qëndrim të rregulluar në fshat, se në disa raste ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj saj, e dënueshme sipas nenit 190-a paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara