Premtime boshe nga gënjeshtar Taravari!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ( krahu i Taravarit )dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Daily Click në TV21, theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
Taravari: “Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
TV21: Në tërë territorin e Maqedonisë?
Taravari: Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe.
* * * * *
Ky është prononcimi i spekulantit dhe gënjeshtarit me diplomë fallxhoresh Arben Taravarit për gjuhën shqipe, i cili e ndryshoi afatin e bërjes së ndryshimeve kushtetuese nga 6 muaj, kur premtoi në fillim të hyrjes në qeverinë e koalicionit në brenda këtij mandati!
A mund t’i besohet këtij skuthi të pabesë, apo këtij turkomani që zemrën e ka në Stamboll dhe trupin në Gostivar.
Taravari bashkë me VREDI-n kanë nisur tashmë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet komunale, ku slogani patriotik për gjuhën shqipe ëshë zgjedhur si më i përshtatshëm propagandistik para militantëve të tyre se gjasme ne do ta heqim qafe nofkën e turpit siç është 20% duke e zëvendësuar me gjuhë shqipe në kushtetutë.
Kështu Arben pehlivani i bën hesapet pa hanxhinë, kur tashmë është e qartë se nuk ka vullnet politik as nga dedpoti Micko dhe as nga ana e koalicionit qeveritar për ta fshirë nga “faqja e dheut” 20% e turpit.
Ahere, ku do t’i gjej ato 80 vota pro Arben trimi për ta bërë gjuhën shqipe zyrtare dhe të barabartë me maqedonishten?
Ato premtime pa mbulesë janë thjesht pjesë e propagandës së vredistëve para zgjedhjeve komunale, si një mesazh për elektoratin shqiptar se ne jemi ndryshimi dhe ne do ta ndryshojmë statusin e gjuhës shqipe nga 20% në gjuhë shqipe!
Por, në fakt këto premtime dhe zotime që thonë ata se da ta zhbëjmë 20% e turpit njëherë brenda 6 muajve dhe herën tjetër brenda këtij mandati, janë pjesë e demagogjisë së tyre si një koalicion shqiptarësh të dyshimtë që me sy e vesh janë përqëndruar nga Stambolli.
Kur jemi te qëndrimet e qeverisë u dëshmua qartë dje kur kjo qeveri hodhi posht si të pamundur projektligjin e Bilit për ndryshimet e emrave të rrugëve në Tetovë, për të cilën Bili u zotua se do ta bënte por si duket i huqi edhe ky premtim.
Ndaj, shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që t’i besojnë një vasali të despotit Micko, se ai më levizjen xhonturke VREDI, da ta bëjnë gjuhën shqipe zyrtare dhe të barabartë brenda këtij mandati qeverisës! Medai Shaholli