Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni.Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.