Sot, kryetari i komunës së Sarajit z.Ilas Veseli inspektoi punimet e kryera në objektin e shkollës periferike në vendbanimin Paniçarë, dhe uroj nxënësit dhe stafin mësimdhënës për fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë në objektin e ri.
Mbetet si obligim edhe përfundimi i punimeve reth hapësirave të jashtme të objektit, respektivisht, oborrit si dhe rrethojës, për të cilat vetëm se kanë filluar punimet dhe për një kohë të shkurtër pritet të përfundojnë.