Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se VLEN me 1 përqind mbështetje nuk mund të mbrojë interesat shqiptare, mirëpo mund të bëhesh vazal.Nga BDI kanë numëruar disa nga vendimet anti-shqiptare që ka marrë kjo qeveri.Reagimi i plotë:Me 1% përqind mbështetetje bëhesh 100% vazal!*Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe.Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare.Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!
