Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot ka shpreh shqetësimet e saja për siç thonë politikat e rrezikshme të qeverisë, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe përkojnë me një agjendë destabilizuese që i shërben interesave gjeopolitike të Rusisë.
Veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë fajësimin e shqiptarëve për kriza që I prodhon vet, tregojnë një strategji të qartë që synon dy qëllime:
- Të shkatërrojë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe
- Të devijojë vëmendjen nga dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.
BDI thekson se shqiptarët kanë qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promovues të proceseve euro-atlantike në Maqedoninë e Veriut.
Përpjekjet për t’i portretizuar ata si faktor destabilizues janë të pabaza dhe kanë për qëllim të maskojnë dështimet e qeverisë dhe orientimin e saj drejt agjendave të huaja.
“Çdo përpjekje për të involvuar dhe akuzuar shqiptarët për skenarë destabilizues është jo vetëm e padrejtë por edhe e rezikshme. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptar të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve evidente. Kjo situatë është një kurth i përgatitur nga ata që nuk e duan stabilitetin dhe përparimin e vendit” – tha Bexheti.
Grupi parlamenbtar I Frontit Europian ka kwrkuar që në seancën e rradhës nëparlament të debatohet rreth situatës së sigurisë në vend.
“Kërkojmë urgjentisht që në seancën e rradhës në përputhje me nenin 75, paragrafi 3 të rregullores së Kuvendit të futet në rend të ditës dhe të përmbajë informacione të sakta dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me: Situatën e sigurisë në vend në përiudhën e fundit edhe atë me informacion të detajuar, informacione të detajuara, kronologjike për ngjarjet në Kumanovë, veçanërisht në lidhje me djegijen e objekteve afariste në këtë qytet dhe sulmet mbi pronat e qytetarëve shqiptar, masa dhe hetime” – tha Blerim Bexheti.
Gjithashtu BDI I bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime dhe të ndërhyjë për të parandaluar që agjendat destabilizuese të shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin dhe rajonin.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së stabilitetit, Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe integrimit euro-atlantik, si shtylla të të ardhmes së përbashkët dhe të sigurt të Maqedonisë së Veriut, thuhet në reagimin e integristëve.