Kryetari z.Ilas Veseli më datë 24.11.2024 ishte pjesë e aktivitetit “Marshi i Flamurit Kombëtar 2024” nën organizim të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u realizua në territor të Komunës së Sarajit, respektivisht në ,,Malin e Thatë,,.
Në kuadër të aktivitetit u vizitua dhe maja më e lartë në teritorin e komunës së Sarajit ,,RASA,, që gjendet në një lartësi mbidetare prej 1369 metrave.
Kryetari z.Iljas Veseli përshëndeti të pranishmit dhe sërisht konfirmoi përkrahjen e Komunës së Sarajit për shoqatat bjeshkatare të cilat në masë të madhe ndikojnë në zhvillimin e turizmit malor, promovimin e bukurive natyrore si dhe kultivimin e jetës së shëndetshme.
Në fund ,,Unioni i Shoqatave Bjeshkatare,, ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës z.Ilas Veseli.