Të shtunën në mbrëmje, Alternativa, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, zhvilloi një takim me strukturat dhe aktivin e saj në Kumanovë.
Edhe përkundër faktit që të pranishëm ishin funksionarët të lartë të kësaj partie, funksionar shtetëror dhe drejtorë, prap salla mbeti e boshatisur.
Ka shumë pakënaqësi të madhe brenda partisë së Zekirja Ibraimit, sipas një burimi flitet që janë pjesa e madhe e strukturave të Alternativës të pakënaqur me përfaqësimin në Qeveri si dhe me politikat anti-shqiptare të VMRO-së e që nga VLEN janë duke heshtur.
Vlen të theksohet se javë më parë edhe BDI në të njejtin vend mbajti mbledhje të ngjajshme, por salla ishte e vogël për partinë e Ali Ahmetit.