Pa marrë parasysh nëse do të kalojë apo jo propozim Ligji për branitellat, ministri i mbrojtjes, Vllado Misjallovski, paralajmëroi se do t’i ndihmojë pjesëtarët e Armatës që kanë marrë pjesë në konflikt. Në Click Plus, Misajllovski zbuloi se kjo do të ndodh me mjete nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Pyetjes sa pajtohet me ligj të rregullohet dhe avancohet edhe pozita e pjesëtarëve të UÇK-së, ministri u përgjigj:
“Nuk do t’i kisha vendosur branitellat…megjithatë branitellat që kanë marrë pjesë në konflikt, është ligj i posaçëm ky, por ajo që unë si ministër mund ta them është se ajo që e kemi ne si mjete, si mundësi për parametrat në Ministri, ne do t’i përkushtojmë të gjithë mjetet për atë branitella që kanë marrë pjesë në të gjithë konfliktet”, tha Vllado Misjallovski.
Edhe përkundër asaj që partneri qeveritar, VLEN, në mënyrë kategorike theksoi se propozim ligjin për branitellat të deputetes Sllavjanka Petrovska, nuk do ta votojnë, Misajllovski i la të gjithë opsionet e hapura.
FE dhe koalicioni VLEN janë dakord se do të bllokojnë zgjidhjen ligjore, posaçërisht nëse në të nuk përfshihen edhe pjesëtarët e UÇK-së. Bllokadë kishte përsëri në seancën e Komisionit për politikë sociale, ku propozimi nuk u vendos në rend të ditës.
Nga LSDM, deputetja e të cilës parashtroi ligjin, paraprakisht theksuan se për ta ideja e VLEN dhe FE është e pranueshme.