I pyetur nëse zvogëlimi i numrit të të punësuarve në administratë publike do të rriste efikasitetin në punën e institucioneve, ministri i Administratës, Goran Minçev tha se nuk përjashtohet si mundësi, përcjell TV21. Minçev tha se preferon që procesi të ndodhë në mënyrë natyrale përmes pensionimit të të punësuarve, ndërkaq tha se me propozim zgjidhjet e reja ligjore, është risi edhe Akademia për edukim dhe trajnim të administratës publike.
“Unë jam më tepër për variantin që për momentin, zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen. Por gjithsesi se ka edhe zgjidhje të tjera, por ndoshta është interesante që një pjesë e administratës publike të zvogëlohet përmes rrugës natyrore, respektivisht përmes pensionimit, ikjes nga administrata publike, etj. Por gjithsesi se kjo është temë debati dhe ndoshta në të ardhmen do të vijmë deri te këto zgjidhje reformuese”, shtoi Minçev.