Është rënduar bilanci i viktimave në Spanjë si pasojë e përmbytjeve apokaliptike të ndodhura dy ditët e fundit.
Ka shkuar në 158 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme për momentin.
Për t’i ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Valencias klubi i Real Madrid ka dhuruar 1 milionë euro.
A është mirë të flesh me qenin në shtrat?
“Fondacioni i Real Madridit dhe Kryqi i Kuq kanë nisur sot një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ofruar mbështetje për të prekurit nga stuhia. Real Madridi do ta nisë fushatën me një donacion prej një milion eurosh, i cili do të ndahet për të ndihmuar familjet e shumta që aktualisht po përballen me një situatë kritike dhe që kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe solidaritetin tonë”, thuhet në njoftim.