Donald Trump dhuron spektakël gjatë fushatës. Si një “showman” i vërtetë, Trump hoqi xhaketën për të veshur jelekun e punonjësve të shërbimit të pastrimit. Republikani shfrytëzoi hapin fals të Joe Biden me deklaratën e tij që “mbështetësit e Trump janë plehra” duke u përjetësuar në kabinën e një kamioni mbeturinash me sloganin e tij të fushatës në një aeroport në Wisconsin.
“250 milionë njerëz nuk janë plehra. Mund të ju tregoj se kush janë mbeturinat e vërteta, por ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha Trump.